29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohen 3 shtetas në Gjirokastër, shpallen në kërkim dy shokët e tyre , transportonin emigrantë të jashtëligjshëm

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të emigrantëve të paligjshëm.

Uniformat blu kanë arrestuar dy të rinj banues në Sarandë pasi u kapën në flagrancë duke i dhënë ndihmë emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin kundrejt pagesës.

DVP Gjirokastër:

Finalizohen me sukses dy operacione policore të koduara “ROAD GUARD 4” dhe “ROAD GUARD 5”.
Goditen brenda disa orësh, dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Sekuestrohen dy automjete dhe tre aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Qafë Muzinë-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë veprimeve hetimore kanë rezultuar bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Gjithashtu, po nga këto struktura, pas një pune të mirorganizuar u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 5”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 29 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...