21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohen 5 persona, pasi dhunuan disa emigrantë të cilëve iu morën sendet personale dhe paratë që kishin me vete

Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, pas dhunimit të disa emigrantëve disa ditë më parë në Gjirokastër, të cilëve iu morën sendet personale dhe paratë që kishin me vete.

2 prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Rrugën e Kombit, ndërsa për kapjen e tyre policia është detyruar që të lëvizë në sensin e kundërt, ndërsa momenti është filmuar nga kalimtarë të rastit dhe është postuar në mediat sociale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “RENT A CAR”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me dhunë e parave dhe sendeve personale të 11 emigrantëve të paligjshëm, të cilët disa shtetas i morën për t’i transportuar me automjetet e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit.

Disa orë pas ngjarjes, Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Brenda pak ditëve identifikohen nga Policia e Gjirokastrës dhe vihen në pranga 5 autorët e tjerë të dyshuar të ngjarjes.

2 prej tyre janë kapur në Rrugën e Kombit, pas një orë ndjekjeje nga Policia e Kukësit, duke transportuar emigrantë të tjerë të paligjshëm. Ky rast u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët.

Sekuestrohen një shumë parash, 3 automjete, 1 pistoletë lodër metalike, 1 përforcues grushti, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, falë punës intensive dhe profesionale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “RENT A CAR”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim: S. M., 21 vjeç, N. M., 21 vjeç, A. Th., 17 vjeç, E. Sh., 20 vjeçe, banues në Tiranë dhe E. B., 26 vjeçe, banuese në Tropojë.

Për këtë ngjarje, në datën 22.05.2022, është arrestuar njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi A. O.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit dhe në afërsi të fshatit Mashkullorë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.

Në datën 24.05.2022, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Bardhocit”, Kukës, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasve N. M. dhe A. Th., të cilët po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Kosovës. Ndjekja e tyre nga shërbimet e Policisë u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët.

Shtetasit A. Th., gjatë kontrollit fizik i është gjetur një përforcues grushti (dorezë metalike), që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kapja e shtetasit të shpallur në kërkim S. M. u bë në banesën e tij, në Kamzë, Tiranë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër metalike, 5 aparate celulare dhe një shumë parash.

Gjithashtu, shtetasja E. B. është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke drejtuar automjetin tip “Hyunday”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash, 3 automjete, 1 përforcues grushti, 1 pistoletë lodër metalike, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...