28 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Arrestohen dy vëllezër në Mallakastër, kultivonin bimë narkotike në tokat përkatëse

Arrestohen dy vëllezër në Mallakastër pasi kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse,.

Gjatë operacionit “Tentativa” u arrestuan shtetasit Shkëlqim dhe Ramadan Hoxhaj. Ndërkohë njëri prej tyre u kap në tentativë për të kaluar kufirin.

I arrestuari që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje. Ndërsa tjetri u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Njoftimi i policise:

Mallakastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre zë tentativë për të kaluar kufirin.

✅Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

✅Shtetasi tjetër u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve R. H. dhe Sh. H., ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit.

Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...