13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestohen tre persona për vjedhjen e baneses të marr me qera nga shtetase të huaja në Vlorë

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Breaking”, duke vënë në pranga tre persona të dyshuar për vjedhje me dhunë dhe ndihmë për fshehjen pas krimit. Të arrestuarit janë Altin Toto (39 vjeç), Klajdi Bani (41 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Greqi) dhe Orland Plepi (33 vjeç).

Detajet e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur më 6 dhjetor 2024, në një banesë të marrë me qira në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ku dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane, u kërcënuan me një pistoletë lodër. Autorët morën 500 euro, një celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Më pas, Klajdi Bani dhe Altin Toto u ndihmuan nga Orland Plepi për të larguar nga qyteti drejt Tiranës, me një automjet tip “Audi”, për të shmangur arrestimin.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi:
– Një pistoletë lodër të përdorur gjatë krimit.
– Dy automjete (Range Rover dhe Audi).
– 440 euro të vjedhura.
– Dokumentin e udhëtimit të viktimave.
– Sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis, gjetur gjatë kontrollit ndaj Orland Plepit.
– Shtatë aparate celularë dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzat:
– Vjedhje me dhunë.
– Ndihmë për fshehjen e autorëve pas krimit.
– Posedim të lëndëve narkotike.

Policia po heton më tej për të zbuluar nëse të arrestuarit mund të kenë qenë të përfshirë në raste të tjera kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...