26.6 C
Tiranë
Monday, September 28, 2026

Dhunë në “Long Hill”: Zbardhen detajet e ngjarjes ku u dhunua 19-vjeçari Kristi Fufi, djalë i ish-Depuetetit Mhill Fufi

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rezidencën “Long Hill” në Tiranë ka tronditur opinionin publik, ku 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi, u dhunua me sende të forta brenda një lokali. Deri tani, Policia ka identifikuar vetëm një prej autorëve të dyshuar, Kliton Sulçen, 38 vjeç, i njohur si “boss-i” i Call Centerave në kryeqytet.

Sulçe është proceduar penalisht në gjendje të lirë për dyshimin se ka goditur dhe kërcënuar me jetë 19-vjeçarin, Kristi Fufi. Policia ka bërë të ditur se janë referuar materialet në Prokurori dhe po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Burime të afërta me hetimet thonë se shkaku i konfliktit mes tyre ka qenë një provokim i bërë nga Kristi Fufi, i cili ka xhiruar gomat e makinës pranë autorëve dhe më pas është futur në rezidencën “Long Hill”, ku ndodhi dhuna.

Hetimet janë ende në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...