22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestohet 31-vjeçar me kallashnikov , 15-vjeçari nën hetim për armëmbajtje pa leje

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, blutë gjetën një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Po ashtu, një 15-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të rasti të armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor, i quajtur “Gracka”, u finalizua në fshatin Çukë si pjesë e megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Sipas policisë, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A.G., 31 vjeç, dhe materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15-vjeçar.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Gracka”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç”,-njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...