34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 41-vjeçari autori i djegies së 3 makinave në Vlorë

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Vlorë. Ai kërkohej pasi së bashku me dy persona të tjerë dogjën qëllimisht 3 makina në muajin Korrik.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin:

E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arrestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3””, njoftoi policia.

2 bashkëpunëtorët e tjerë, porositësi dhe zjarrvënësi u arrestuan nga policia direkt pas ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...