18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestohet 45-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për trafikim narkotikësh

Një 45-vjeçar i dënuar në mungesë me 8 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar pasi tentoi të hynte në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Bledar Xhufi u kap nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës. Njoftimi i policisë bën të ditur se 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 8 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet procedurale janë drejtuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...