34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 51-vjeçari që tentoi të korruptojë zyrtarë për ndërtim pa leje

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK është arrestuar nga policia e Elbasanit për tentativë korrupsioni lidhur me ndërtimin pa leje. I arrestuari është Gentian Bako, i cili është ndaluar pas një operacioni që lidhet me një rast korrupsioni të ndodhur në prill të këtij viti.

Gentian Bako ishte në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Elbasan për të marrë ryshfet lidhur me një objekt të ndërtuar pa leje. Arrestimi i tij është bërë në përputhje me vendimin e datës 29.08.2024 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni, më 23 prill, janë shpallur në kërkim edhe dy zyrtarët e IMT Elbasan, kryeinspektori Andri Mehja dhe inspektori Bujar Qaja. Të dy janë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet tregojnë se këta zyrtarë dyshohen për moskryerjen e detyrave të tyre funksionale lidhur me një objekt të ndërtuar pa leje në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, duke marrë para për të favorizuar ndërtuesin. Materialet e këtij hetimi janë transferuar në Prokurorinë e Posaçme për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...