25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë për mbajtje armësh pa leje, procedohen dhe dy të tjerë

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri. Arma, e cila raportohet se kishte fishekë në fole gati për qitje, u gjet gjatë kontrollit të tij. Pas arrestimit, policia ushtroi një kontroll në banesën e A. M., 60 vjeç, në fshatin Mërtish, ku u gjetën dhe u sekuestruan 4 armë gjahu pa leje, një armë zjarri pistoletë, gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.

Për këtë rast u proceduan penalisht edhe shtetasit Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë. Këta shtetas, të cilët ishin pasagjerë në automjetin e kontrolluar, u proceduan pasi në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 60 vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni “Guns”. Sekuestrohet një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë organizuan punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit “Guns”, për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

– A. M., 60 vjeç, banues në fshatin Mërtish.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën tek ky shtetas një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe krëhër të mbushur, një armë gjahu pa leje, municion luftarak dhe një gjerdan arme gjahu me fishekë. Më pas, nga kontrolli i banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjetën dhe sekuestruan dy armë gjahu pa leje, gjerdanë arme gjahu, municion luftarak, dylbi dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu, për këtë rast u proceduan penalisht shtetasit:

– Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë.

Këta shtetas, në momentin e kontrollit të automjetit, ishin pasagjerë dhe nga kontrolli i banesës së tyre u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve Q. G. dhe K. G..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...