25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Ja si e priti humbjen Sekretari i Përgjithshëm i ‘Omonia’-s humbjen e Gjikurisë

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Himarë, festa shpërtheu në kampin e socialistëve, ndërsa në kampin e OMONIA-s dhe mbështetësve të Petro Gjikurisë, humbja u prit me zhgënjim dhe nervozizëm. Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste, fitoi me mbi 17% diferencë nga rivali i tij.

Pamjet nga qendra e votimit treguan Sekretarin e Përgjithshëm të OMONIA-s, Marin Suli, teksa ishte filmuar duke mbajtur kokën me dorë dhe duke ndezur një puro pas shpalljes së fitores së Tavos. Suli, që është gjithashtu kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, dukej i mërzitur për humbjen e papritur.

Në këtë fushatë, sikurse ndodhi me Fredi Belerin më 14 Maj 2023, edhe pse OMONIA, PBDNJ dhe faktori grek prisnin fitoren e Gjikurisë, kjo nuk u realizua. Gjatë procesit të votimit, Suli pati përplasje dhe akuzoi socialistët për kërcënime ndaj komisionerit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fshatin Vranisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...