30 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Arrestohet autori i dhunës ndaj çiftit të moshuar në Povelçë, ja e shkuara kriminale

Një 47-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht një çift të moshuarish në Povelçë, Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 tetor, kur Ilir Nukaj, banues në fshatin Povelçë dhe me precedentë penalë, ka goditur 80-vjeçarin Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren A. Rustemi. Si pasojë e agresionit, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në spitalin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda njoftuan sot (13 tetor) se e kanë arrestuar Nukajn, i cili kishte qenë i dënuar më parë me 20 vite burg për tentativë vrasjeje. Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor të çiftit, ku autori i dyshuar ka shkuar dhe ka kërkuar birra. Pasi 80-vjeçari ka refuzuar kërkesën, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij.

Burime policore zbardhën dinamikën e ngjarjes, duke saktësuar se autori e ka goditur Rustemin me grushte në pjesën e kokës dhe ka sulmuar më pas bashkëshorten e tij. Si rezultat, Namik Rustemi ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa bashkëshortja e tij, pas marrjes së mjekimit, është larguar për në shtëpi.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Ndërkohë, autoritetet ligjzbatuese vazhdojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth motivave të agresionit, të cilat sipas policisë kanë qenë të dobëta.

Ilir Nukaj, i njohur ndryshe si Ledjan, nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të ngjashme 12 vjet më parë, kur tentoi të vidhte në një lokal internet-kafe dhe më pas goditi pronarin e tij me thikë pas një konflikti. Në vitin 2020, ai ishte subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku iu kërkua të deklaronte burimet e pasurisë, duke e bërë atë një person me histori të gjatë kriminale.

Ngjarja ka shkaktuar një shqetësim të madh në komunitet dhe tregon për rreziqet që përballen të moshuarit në Shqipëri, sidomos nga individë me precedentë të dhunshëm. Autoritetet kanë apeluar për një vëmendje më të madhe ndaj sigurisë së kësaj kategorie të shoqërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...