16 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Arrestohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës pas një arratie disa orëshe

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 39-vjeçarin Fation Janina, i cili dyshohet se vrau me thikë dhe çekiç fqinjin e tij, 82-vjeçarin Paulin Gina, mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 16 të qytetit.

Sipas burimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur viktimën në banesë dhe është larguar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy thika, një çekiç dhe veshje me njolla gjaku, të cilat janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Operacioni për kapjen e autorit u finalizua falë kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllain e tij, i cili ndihmoi në dorëzimin e të dyshuarit.

Fation Janina akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...