27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Policia dhe stafi i sigurisë në TEG dorëzojnë çantën me 27,000 euro pronarit të saj

Një ngjarje pozitive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendrën tregtare TEG, ku Policia e Shtetit, në bashkëpunim me stafin e sigurisë së qendrës, kanë dorëzuar një çantë me 27,000 euro qytetarit që e kishte harruar aty.

Rreth orës 23:00, stafi i sigurisë së TEG ka dorëzuar në njësinë e Patrullës së Policisë së zonës një çantë supi të gjetur në ambientet e qendrës. Pas verifikimeve të kryera nga Policia, është identifikuar pronari i çantës, i cili më pas është kontaktuar dhe i është dorëzuar sendi me të gjitha vlerat monetare dhe sendet personale brenda saj.

Qytetari ka shprehur mirënjohjen për Policinë dhe stafin e sigurisë së TEG për profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar në këtë rast.

Policia e Shtetit apelon për vigjilencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët për të garantuar sigurinë dhe integritetin e pronës së tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...