25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i shpallur në kërkim,kishte kultivuar 245 bimë kanabisi

Lazer Curri, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për drogë, është autor i kultivimit të 245 bimëve kanabis, të asgjësuara më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.

Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale, të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të të gjitha fazave të operacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. C., 33 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër.

Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, është autor i kultivimit të 245 bimëve narkotike cannabis sativa, të asgjësuara më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”. Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...