20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestohet në Spanjë 47-vjeçari Shqiptar i akuzuar për organizimin e dy vrasjeve në Vlorë

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet si organizator i vrasjes së dy personave në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Leonard Luzi. Ai akuzohet nga GjKKO-ja se rreth një vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e dy shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Ai akuzohet se do të vriste Inez Hajrullën dhe Evis Matodashajn.

Njoftimi i Policisë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët spanjollë, finalizoi një tjetër operacion policor ndërkombëtar. Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth një vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e dy shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).

Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në Spanjë shtetasi Leonard Luzi, 47 vjeç, i lindur në Vlorë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Evis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...