17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos

Athinë, 25 Janar 2025 – Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 95-vjeçare në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

Kryepeshkopi Anastas ishte shtruar në spital prej disa javësh, pas përkeqësimit të shëndetit të tij, ndërsa gjatë ditëve të fundit ai ishte në gjendje të rënduar. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi se ai ndërroi jetë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Një jetë e përkushtuar ndaj ringritjes së Kishës Orthodhokse Shqiptare

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, do të mbahet mend si rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist. Ai udhëhoqi ringritjen nga rrënojat, duke ndërtuar qindra kisha, institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe duke formuar një brez të ri klerikësh.

Shërbimi i tij në Shqipëri zgjati më shumë se 33 vjet, gjatë të cilave ai punoi për forcimin e besimit, dialogun ndërfetar dhe afrimin e Kishës Shqiptare me botën orthodhokse.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u ka bërë thirrje besimtarëve të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

Detajet mbi ceremoninë mortore priten të bëhen publike në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...