32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Arrestohet për të disatën herë në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Dardan Molliqaj së bashku me aktivistë të tjerë të partisë kundërshtuan sot konferencës e zëdhënëses së Gjykatës Speciale,Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione e fërshëllima.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Sipas mediave kosovare, aktivistët e kësaj partie, Bardh Ahmeti dhe Visar Perolli, kanë hyrë në vendin ku po mbahej konferenca, duke fishkëllyer drejt kryetares së Speciales. Aktivistë të tjerë kanë shkruar “Non Grata” në një nga makinat e EULEX-it. 

“Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.

Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt.

Dardan Molliqaj ndryshe njihet si bashkëshorti i Besa Shahinit, politikania nga Kosova që shërbeu në Shqipëri për më pak se dy vite si Ministre e Arsimit. Ata u martuan në vitin 2019 kur Shahini ishte ende ministre kurse Molliqaj vetëm deputet i Parlamentit të Kosovës.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...