31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Arrestohet shtetasi shqiptar me lëndë narkotike në Ulqin

Policia e Ulqinit ka arrestuar një 37-vjeçar nga Shqipëria, i cili u kap me lëndë narkotike, kanabis sativa. Sipas burimeve, shtetasi me iniciale Y.D. u zbulua duke transportuar një pako marijuanë me peshë 1 kg. Arrestimi ndodhi pasi ai kishte kaluar ilegalisht kufirin në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas ishte drejtuar drejt fshatit Sutjel. Autoritetet kanë ndërmarrë hapa për zbardhjen e rrethanave dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacioni Policor Kufitar I – Ulqin të premten rreth orës 05:35 në zonën e Sutjelës, komuna Ulqin, kanë vepruar në bazë të njohurive operative dhe kanë gjetur Y. D., 37 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror përtej lumit Bojana (Buna), duke përdorur një mjet metalik. Më pas ky person është nisur në drejtim të fshatit Sutjel, duke mbajtur me vete një pako, e cila më pas u konstatua si pako me peshë 1.04 kilogramë, me lëndë bimore jeshile e dyshuar marijuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me urdhër të të cilit Y.D i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, përfundon komunikata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...