27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Do të marrin diplomën tre vite pas përfundimit të studimeve/ Rama: “Diploma e mjekut dhe infermierit nuk është si të tjerat”

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë deklaratën e bërë pak javë më parë për studentët ekselentë që do të marrin diplomën tre vite pas përfundimit të studimeve në Shqipëri në mënyrë që të mos largohen jashtë vendit.

Rama deklaroi se këtë e bëjnë edhe shumë vende të tjera pasi shtoi se në rast se studentët nuk duan të bëhen pjesë e kësaj skeme, mund të mos e pranojnë bursën që ofron një pagë minimale.

“Kush thotë nuk ka mundësi në Shqipëri nuk thotë të vërtetën, ose nuk di të vërtetën. Nëse do të ndërtosh një gjë tënden është e mundur dhe ka plot që e bëjnë këtë gjë. Edhe pse ka shumë vajza dhe djem që mbarojnë infermieri dhe ikin në Gjermani ne nuk kemi ende mungesë. Kemi listë pritje akoma. Nuk është çështja që nuk jua japim.

E bëjnë dhe vende të tjera sepse konsiderohet se diploma e mjekut dhe infermierit nuk është si të tjerat. Kur ti i dedikohesh këtij profesioni merr përsipër edhe jetën e tjetrit. Ka edhe një anë teorike ku duhet të tregosh se je njeriu i duhur për të marrë përsipër jetën e tjetrit.. Mos harroni edhe një gjë që këtë e kemi lidhur edhe me nivelet e bursave. Ne kemi pasur një problem të madh me bursat e ekselentëve.

Qeveria ka marrë një vendim të mirë që nxënësit shqiptarë që shkojnë në universitetet më të mira të botës marrin bursë nga shteti shqiptar. Vendimi ka pasur qëllimi që t’i japim shtetit shqiptar kthimin mbrapsht për një periudhë kohe. Asnjë nxënës nuk ka ardhur. Ia kanë marrë lekët shtetit dhe nuk janë kthyer. Nuk kanë bërë asnjë përpjekje as të thonë që nuk kthehen dot”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...