16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

“Ata që nuk e shohin progresin janë miopë” – Lekaj: Shqipëria mund të bëhet qendër logjistike e rajonit

Në Samitin e Diasporës, në panelin “Diaspora Partner në Biznes dhe Inovacion”, kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj, deklaroi se për herë të parë qeveria shqiptare nuk po kufizohet vetëm në tema të përgjithshme, por po synon një bashkëbisedim konkret me diasporën për zhvillimin ekonomik dhe biznesin.

“Askush nuk ka dyshim që gjatë 10 viteve të fundit kemi bërë përparim ekonomikisht. Ata që nuk e shikojnë këtë, janë miopë. Ata që nuk duan ta shikojnë le të përpiqemi t’u hapim sytë, sepse po bëjnë gabim”, u shpreh Lekaj, duke theksuar se arritjet nuk duhet të mohohen, pavarësisht sfidave si informaliteti dhe korrupsioni.

Ai shtoi se këto problematika nuk janë specifike vetëm për Shqipërinë, duke përmendur edhe vende si Holanda dhe Belgjika, si shembuj të ekonomive që përballen me sfida të ngjashme.

Lekaj ngriti gjithashtu shqetësimin për fuqinë punëtore, të cilën e cilësoi të kufizuar, duke theksuar nevojën për diversifikim të ekonomisë.

“Ne kemi një fuqi punëtore prej 1.1 milionë njerëzish. Nëse do të fokusoheshim vetëm në sektorë si turizmi dhe bujqësia, do të hasnim disa fenomene të vështira ekonomike”, tha ai.

Ai solli si shembuj vende të vogla si Singapori, Holanda dhe Belgjika, të cilat sipas tij kanë arritur zhvillim të lartë falë logjistikës dhe infrastrukturës efikase, duke përmendur edhe Portin e Antverpenit si model suksesi ekonomik.

“Ka kompani që duan të investojnë në zhvillimin e infrastrukturës logjistike. Porti i Antverpenit gjeneron rreth 20 miliardë euro në vit dhe punëson dhjetëra mijëra njerëz drejtpërdrejt dhe indirekt”, u shpreh Lekaj.

Në këtë kontekst, ai rikujtoi edhe një ide të hedhur më herët në Këshillin e Investimeve, “Albania – Gate to Southeast Europe”, duke theksuar se Shqipëria ka potencialin të shndërrohet në një qendër logjistike dhe financiare për rajonin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...