24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Atentat në Tiranë, plagoset një person në zonën e Selitës, dalin fotot e makinës që u përdor për atentatin

Mbrëmjen e djeshme, një atentat ndodhi në zonën e Selitës në Tiranë, ku u plagos Zamir Kalemi. Autorët e kryenë atentatin duke ndjekur objektivin për disa orë para se të fillonin ta qëllojnë me breshëri automatiku.

Personi që shihni në foto është Zamir Kalemi nga Memaliaj, i cili i shpëtoi mbrëmë një atentati në rrethrrotullimin e Selitës në Tiranë.

Ai ishte duke qarkulluar me një makinë tip smart, ndërsa ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e të shtënave, 35-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

– Publicitet –

I plagosuri është vëllai i Andrea Kalemit, i cili u lëndua me thikë në burgun e Koridhalos më 14 dhjetor 2023, teksa edhe më parë kishin tentuar ta ekzekutonin kur ndodhej me pushime në një ishull të Greqisë.

Po ashtu, 35-vjeçari është kushëriri i Aleksandër Sadikajt. Ky i fundit u vra me një atentat me eksploziv afër rreth rrotullimit të TEG.

Makina e përdorur nga autorët u gjet e djegur në Bërzhit të Tiranës. Megjithatë, brenda saj nuk u gjet ndonjë gjurmë që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, pasi duket se çdo gjë në makinë është shkrumbuar. Të dhënat tregojnë se makina kishte targa të vjedhura, të cilat ishin raportuar si të humbura më parë në Tiranë.

Zamir Kalemi, për të shpëtuar nga autorët, ka devijuar automjetin dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet dhe identitetin e autorëve të atentatit, duke punuar për siguruar drejtësinë në këtë rast të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...