24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Atentati i Shkodrës: Elis Rroshkodol vritet me 18 plumba në lokal, pistë e ndërlikuar hetimi për të kaluarën e viktimës

Elis Rroshkodol, 36 vjeç, u vra me armë zjarri ndërsa ishte ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër mesditën e djeshme. Rroshkodol, i cili ishte i shoqëruar nga një tjetër person në tavolinë, u qëllua nga një burrë i maskuar që derdhi breshëri prej 18 plumbash drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Autori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar nga policia, u largua me një automjet nga vendi i ngjarjes, dhe po hetohet për gjurmimin e lëvizjeve të tij. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e atentatit të jenë edhe persona të tjerë.

Policia po punon për të vëzhguar kamerat e sigurisë në zonë dhe për të mbledhur çdo provë të mundshme që mund të ndihmojë në identifikimin e agresorit. Dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë përfshirë gjithashtu në ndjekjen e autorit të vrasjes. Ekspertët kriminalistë kanë mbledhur prova brenda perimetrit të sigurisë së vendosur nga policia.

Në çantën e dorës së Rroshkodol, u gjet një pistoletë me fishekë gati për qitje, duke ngritur dyshime se ai i druhej një atentati të mundshëm. Viktima nuk është i panjohur për autoritetet, pasi njihej si një person problematik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, ai plagosi me thikë një të ri rumun në Bukuresht dhe më pas u arratis drejt Stambollit. Shqiptari u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, e cila ndodhi pas një sherri në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. Në vitin 2014, ai ishte arrestuar në Belgjikë për grabitje, së bashku me një grup shqiptarësh të tjerë.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara e 36-vjeçarit, i njohur edhe me emrin Elis Shkoza, emër që e kishte ndërruar pas procedimit dhe arrestimit për grabitjet në Belgjikë. Media rumune “CANCAN” raportoi se Rroshkodol kishte një lidhje të tërthortë me artistin italian Al Bano Carrisi, pasi kishte ndërruar mbiemrin në Shkoza, emër i njëjtë me një këngëtar shqiptar që jeton në Romë. Mediat rumune spekulojnë se ndërrimi i mbiemrit mund të jetë bërë për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi Rroshkodol ishte në kërkim për plagosjen e biznesmenit rumun Jean Sassu.

Policia e Shkodrës ka konfirmuar se po vijon hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje të rëndë. Grupi hetimor ka gjetur pistoletën në çantën e dorës së viktimës dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorin e vrasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...