23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Atentati në Berat: Altin Halili i shpëton sulmit ,dyshohet për hakmarrje për një vrasje të vitit 97

Altin Halili i shpëtoi mrekullisht një atentati të rëndë, ku automjeti i tij u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte në lëvizje në Berat. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, dhe Halili ka dhënë dëshminë e tij në polici, duke treguar se atentatorët ishin të maskuar dhe se dyshon se ky sulm është një akt hakmarrjeje për një vrasje të kryer prej tij në vitin 1997.

Sipas dëshmisë së tij, Halili ka theksuar se nuk ka konflikte të tjera përveç vrasjes së Sokol Kaloshit në vitin 1997, për të cilën ai u dënua me 15 vite burg dhe u lirua në vitin 2010. Pas lirimit, ai u largua për një periudhë në Itali, por kohët e fundit është kthyer në Shqipëri. Edhe pse kanë kaluar 27 vite nga vrasja, duket se dëshira për hakmarrje ende ekziston dhe është rikthyer në forma të dhunshme.

Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Dushnik, ku makina e Halilit u qëllua me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Halili, i cili është person me precedent të mëparshëm kriminal, përshkroi se një makinë e zuri pritë dhe brenda saj ishin tre persona të maskuar, të cilët nisën të qëllonin me kallashnikov. Pas sulmit, autorët u larguan dhe më pas dogjën automjetin e tyre në fshatin Kozare për të zhdukur gjurmët.

Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndjekur autorët dhe ka gjetur automjetin e djegur që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale, si dhe ato Shqiponja të DVP Berat. Njëkohësisht, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të ndihmuar në veprimet operacionale, janë angazhuar gjithashtu edhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier. Hetuesit dyshojnë se autorët mund të jenë nga qarku i Fierit, për çka janë aktivizuar edhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj. Hetimet janë në vazhdim për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa forcat e sigurisë janë angazhuar për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje tronditëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...