23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Erjon Braçe kërkon transaparencë nga Kurum për lojërat ekonomike dhe shkarkimet e punëtorëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kompanisë Kurum për të mbyllur uzinën dhe për të shkarkuar rreth 500 punëtorë. Në një postim në Facebook, Braçe akuzon kompaninë për manipulim dhe kërkon që lodrat e saj me faliment ose vështirësi ekonomike të marrin fund.

Braçe thekson se Kurum nuk ka dalë asnjë vit me humbje dhe ngre pyetjen se ku kanë shkuar fitimet e kompanisë gjatë viteve të fundit. Sipas tij, pretendimet e Kurum për vështirësi ekonomike janë të pabaza dhe duhet të hetohen.

“Kurum nuk na bën dot për budallenj! Nuk e merr dot osh këtë vend! Lodra me faliment—këtë herë vështirësi ekonomike—duhet të marrë fund!” shkruan Braçe në postimin e tij. Ai vazhdon duke thënë se Kurum ka ndërprerë punën në dy prej segmenteve më fitimprurëse të prodhimit dhe ka lajmëruar punëtorët për ndërprerjen e kontratave të tyre, duke i paguar për vetëm tre muaj të tjerë. Braçe shpreh shqetësimin e tij për deklarimet e kompanisë mbi vështirësitë ekonomike, duke pyetur publikisht për rezultatet financiare të Kurum gja
të viteve 2018-2023, periudhë kur sektori i ndërtimit ishte në rritje dhe kompanitë e ndërtimit, përfshirë Kurum, nuk kanë raportuar humbje.

Ai ngre pikëpyetje për ligjshmërinë e mbylljes së aktivitetit të kompanisë në të kaluarën dhe bën thirrje që të mos lejohet të bëhet një tjetër manipulim i ngjashëm. Deputeti socialist përfundon postimin e tij duke theksuar se punëtorët nuk duhet të mbahen peng në këtë situatë dhe se është e domosdoshme që të hetohet nëse Kurum ka vepruar në përputhje me ligjin.

Përtej kësaj, Braçe i referohet edhe një zhvillimi të fundit, ku Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar në zyrat e kompanisë Kurum në Elbasan dhe ka sekuestruar dokumentacion që dyshohet se lidhet me çështjen e qindra tonë mbetjeve të rrezikshme, të cilat janë eksportuar nga Shqipëria drejt Tajlandës. Ky eksport i dyshuar u denoncua më 5 gusht nga organizata mjedisore amerikane “Basel Action Network”, duke ngritur edhe më shumë dyshime rreth veprimtarive të kompanisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Studimi ngre alarmin: Dieta gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rritjen e rrezikut për...

0
Rastet e autizmit janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit dhe shkencëtarët vijojnë të hetojnë faktorët që mund të ndikojnë në këtë fenomen. Një...

A po ngadalëson “Ozempic” plakjen? Studimi i ri zbulon efekt surprizues në ADN, por...

0
Një studim i ri i realizuar nga studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe institucione partnere në SHBA sugjeron se semaglutidi, përbërësi...

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 15 Qershor 2026

0
Për 15 qershorin, vendi pritet të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, tipik për mesin e muajit qershor. Dielli do të dominojë...

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...