23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Atentati në Sauk, motra e Aleksandër Sadikajt bën deklaratën e fortë: Ja kush ma ka vrarë vëllain

Motra e të ndjerit Aleksandër Sadikaj, i cili humbi jetën nga një shpërthim në zonën e Saukut një vit më parë, ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social ku ka përmendur me emra persona që sipas saj janë autorët e vrasjes së vëllait të saj. Ajo ka ndarë informacione tërësore duke përfshirë detaje të ngjarjes dhe duke shpallur disa emra.

Në postimin e saj, motra, Vanesa Sadikaj, akuzon Ledion Alushajn, shokun e vëllait të saj, si personin përgjegjës për vrasjen. Ajo shkon edhe më larg duke përmendur emrat e disa të tjerëve, duke perfshire biznesmenin nga Saranda, Edmond Papa, i cili sipas saj ka qenë në bashkëpunim me Alushajn në kryerjen e krimit.

Vanesa Sadikaj tregon detaje të rrëfyera nga burgu, ku Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit duke shfrytëzuar besimin që iu kishte dhënë vëllai i saj. Postimi akuzues përfshin edhe momentin e varrimit, ku Ledion Alushaj shfaqet për t’i ngushëlluar familjen, ndërsa në fakt ishte ai që kishte kryer vrasjen.

Në fund të postimit, motra e viktimës drejtohet drejt autoriteteve duke shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me mungesën e arrestimeve dhe hetimeve të dukshme. Ajo gjithashtu thekson se këta persona vazhdojnë të shpërnda
rojnë frikë dhe dhunë, duke bërë thirrje për drejtësi dhe ndëshkim të autorëve të krimit.

Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,” -shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...

“Pse biem gjithmonë në të njëjtën grackë?” Studimi zbulon arsyen pse zgjedhim partnerë të...

0
Shumë njerëz betohen pas një ndarjeje se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime, por përfundojnë sërish në marrëdhënie që ngjajnë çuditërisht me...