34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Atentati në Shkodër: Shoqerohen 4 persona , gjendet automjeti i djegur dhe 2 arme

Pas atentatit tragjik në Shkodër, ku Hamza Lici dhe një kalimtare humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën, autoritetet kanë shoqëruar katër persona në komisariat për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja ndodhi në Dobraç, ku Hamza Lici, i cili dyshohet se ishte objektiv i autorëve, u vra. Ai ishte vëllai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e Endri Mustafës dhe i dyshuar të jetë në Turqi. Ndërsa, Arlind Bushati, që po udhëtonte me Lici, u plagos rëndë. Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, dhe kishte denoncuar më herët se ishte kërcënuar me jetë.

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me masakrën e ndodhur, duke konfirmuar se në automjetin ku udhëtonin Lici dhe Bushati u gjetën tre armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të hetimeve, gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem u gjet një automjet tip “Range Rover” i djegur plotësisht, si dhe dy armë zjarri automatike.

Ibrahim Lici dyshohet se është autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër dhe ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.

Në Shkurt të këtij viti, pikërisht Hamza Lici reagoi për mediat për arrestimin e vëllait të tij në Turqi.

Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur fillimisht në atentatin e kësaj të mërkure në Shkodër, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati të PD për Bashkinë e Shkodrës 2 vjet më parë, ai nuk i mbijetoi dot plageve te marra.

32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...