34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sali Berisha: Rritje e Pensioneve dhe dyfishim i rrogave në mandatin e parë të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë për mediat, duke premtuar se nëse Partia Demokratike (PD) vjen në pushtet, do të rrisë pensionet me 20% dhe do të miratojë një minimum jetik prej 200 eurosh brenda mandatit të parë. Ai gjithashtu ka theksuar se rrogat do të dyfishohen, duke e justifikuar këtë me pretendimin se paratë do të merren nga “kontot e Edi Ramës dhe hajdutëve të tij”.

“Bëni një kërkim të vogël dhe shikoni sa para vidhen në vit. Janë këto para që vidhen, këto grabitje që frenohen, me të cilat ne do të vendosim minimumin jetik dhe rritjen e pagave,” tha Berisha. Ai theksoi se shqiptarët do të kenë fillimisht një minimum jetik prej 200 eurosh, dhe se çdo pension do të rritet me 20% brenda mandatit të parë.

“Sepse paraja në xhepat e qytetarit është gjithmonë më e vlefshme. Vetëm duke kthyer paratë në xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon dhe Shqipëria shpëton,” shtoi ai.

Berisha gjithashtu u bëri thirrje skeptikëve dhe kritikëve që të besojnë në premtimet e opozitës, duke thënë se paratë do të vijnë nga ndalimi i korrupsionit dhe grabitjeve. “Opozita do të vazhdojë mosbindjen e saj civile, sa vjen më fuqishëm, më e vendosur dhe më e përshkallëzuar,” përfundoi ai.

Me një ton optimist, Berisha i inkurajoi mbështetësit e tij: “Rrofshi ju. Rroftë Partia Demokratike. Rroftë Shqipëria. Është radha jonë. O sot o kurrë, fitore!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...