16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Atentati sot në Vlorë/Dyshohet prishja për pazare droge ,autorët djegin makinën aksin Levan-Tepelenë

Një atentat i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 1 i plagosur. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford’, ndërsa mësohet se janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.
yshohet së atentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Një automjet është gjetur i djegur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Frakullës së Madhe, vetëm pak minuta pasi ndodhi atentati në fshatin Panaja të Vlorës, ku janë shënuar dy viktima dhe një i plagosur.

Automjeti i gjetur në vendin e quajtur “Cerven” dyshohet të jetë ai i autorëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku makina tip “Ford” u qëllua nga dy qitës në një automjet që ecte paralel me ta.

Policia bën me dije se makina e përdorur në atentat dyshohet të jetë e vjedhur në Durrës. Mjeti ‘BMW’ është denoncuar si e vjedhur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit rreth 1 vit më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...