32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Athinë, operacion i madh antidrogë: 3 të arrestuar dhe sekuestrohen tonelata me narkotikë

Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar tre persona të moshave 59, 50 dhe 35 vjeç. Të ndaluarit përballen me akuza për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar mbi 26 kilogramë kokainë dhe më shumë se 360 kilogramë marijuanë, të përpunuar dhe të papërpunuar, me një vlerë të tregut prej rreth 2.5 milionë eurosh.

Hetimet kanë nxjerrë në pah se droga ishte siguruar nga 59-vjeçari, i cili vepronte për llogari të 50-vjeçarit. Shumica e materialeve narkotike u gjetën në një magazinë dhe një apartament, ku u zbuluan edhe pajisje për paketim dhe shpërndarje.

Policia konfirmon se hetimet për këtë rast vazhdojnë, duke synuar zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...