22.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Atletja Luiza Gega vendos rekord të ri në Francë/ Veliaj: “Ja rezultati kur fondet shkojnë tek talentet”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar atleten Luiza Gega, e cila ka arritur një tjetër sukses me rekordin e saj më të fundit në “Meeting de Miramas” në Francë.

Luiza Gega shënoi rekordin e ri, 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, në Miramas. Paraqitja e atletes së Tiranës u shpall edhe si “best performance” e të gjithë eventit, pasi krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale. Veliaj shprehet krenar për sportisten elitare që përfaqëson denjësisht Tiranën në kompeticione në arenën ndërkombëtare,

Kryebashkiaku nënvizon edhe faktin se një pjesë e kësaj arritjeje për Shqipërinë i dedikohet edhe Federatës së Atletikës që mbështet talentet tona.

“Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata – si ajo e atletikës – mbështet sportistët e jo Presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bën krenar,” shkruan Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...