15.5 C
Tiranë
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Austria e tronditur: Prindërit 27-vjeçar akuzohen për vrasje dhe torturë të djalit trevjeçar

Një ngjarje makabre ka tronditur publikun austriak, pasi Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza të rënda ndaj një çifti 27-vjeçar për vrasje, torturë dhe rrëmbim, lidhur me vdekjen e djalit të tyre trevjeçar në maj të vitit 2024.

Sipas hetimeve, fëmija ishte i rrahur, i lidhur dhe i mbajtur nën dhunë sistematike dhe privim ekstrem ushqimi e uji për muaj të tërë në banesën familjare në Kufstein, pranë kufirit me Bavarinë. Aktakuza përshkruan se djali shpesh mbahej lakuriq brenda një sirtari, ndërsa peshonte vetëm 7 kilogramë — më pak se gjysma e peshës normale për moshën e tij.

Hetuesit kanë siguruar provë materiale të shumta, përfshirë mesazhe, foto dhe video që dokumentojnë abuzimin. Ekspertiza psikiatrike konfirmoi se prindërit ishin plotësisht të përgjegjshëm, megjithëse me një çrregullim të rëndë personaliteti me tipare sadiste. Çifti pranoi përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje.

Sipas mediave, prindërit kishin nisur të izoloheshin dhe besonin se djali ishte “i pushtuar nga një demon”, duke justifikuar sjelljen e tyre makabre. Megjithatë, mjekët përjashtuan çdo paaftësi mendore që do t’u hiqte përgjegjësinë penale.

Rasti po konsiderohet si një nga më të rëndët e viteve të fundit në Austri, ndërsa çifti pritet të përballet me gjykatën e Innsbruck-ut në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

”Vajzës nuk i kam thënë”, Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Big...

0
Fjolla Morina iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes së publikut...

85-vjeçarja rrëzohet aksidentalisht nga kati i tretë në Korçë, shpëtohet nga policia dhe zjarrfikësit

0
Një ngjarje e frikshme ndodhi sot në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës, ku një 85-vjeçare ra aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit...

Qentë blu të Çernobilit nuk janë efekt i rrezatimit, por “pasojë e sjelljeve jo...

0
Fotot e qenve me qime blu në zonën e përjashtimit të Çernobilit kanë shkaktuar spekulime se rrezatimi bërthamor mund të kishte ndryshuar ngjyrën e...

Biletat për Botërorin 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë arrijnë çmimet rekord deri në...

0
Biletat për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, po tregojnë një trend të jashtëzakonshëm: disa prej tyre...

Skandal në Austri: Mjeku shkarkohet pas komentit për pacientin me obezitet “vetëm Auschwitz mund...

0
Horn, Austri – Një mjek u shkarkua nga Spitali Shtetëror Horn pasi bëri një koment të papranueshëm për një pacient me obezitet të rëndë,...