23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Autori i vrasjes së 2 vëllezërve në Roskovec,pendohet për krimin, arrestohet edhe djali i tij

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Roskovec, ku humbën jetën vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, autori Altin Kuka vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve të para që dha pas vetëdorëzimit të tij në polici. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, Kuka ka shprehur pendesë për vrasjen, duke theksuar se ngjarja ndodhi në një moment të gjaknxehtë.

Ndërkohë, Policia e Fierit po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ka arrestuar edhe djalin e autorit, i cili u kap disa orë pas vetëdorëzimit të të atit. Djali i Kukës, së bashku me tre kushërinjtë e tij, u ndaluan nga autoritetet, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në përballjen me dy vëllezërit Kurtaj.

Gjatë operacionit për arrestimin e djalit të Altin Kukës, policia ka gjetur në një banesë të familjes Kuka në Kurjan një armë tip pistoletë, për të cilën dyshohet se ishte përdorur nga djali gjatë ngjarjes. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes dhe për të siguruar të gjitha provat që lidhen me ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...