24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Avionët Amerikanë u larguan nga baza ajrore në Katar përpara sulmit Iranian – Strategji parandaluese nga Pentagoni

Një imazh satelitor i datës 19 qershor ka zbuluar se avionët luftarakë amerikanë janë zhvendosur nga baza ajrore Al Udeid në Katar, duke lënë pistat thuajse të zbrazëta. Kjo lëvizje ka ndodhur përpara sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani, të hënën, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane fundjavën e kaluar.

Sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes amerikane, të cilët kanë folur për CNN në kushte anonimiteti, kjo zhvendosje bën pjesë në strategjinë parandaluese të Pentagonit, e ndërtuar për të mbrojtur asetet dhe personelin amerikan në rajon, përballë një përshkallëzimi të shpejtë të tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

Në të njëjtën kohë, Marina Amerikane ka lëvizur të gjitha anijet luftarake nga baza detare Naval Support Activity Bahrain, në Bahrein, një nga portet më strategjikë të SHBA-së në Gjirin Persik. Kjo largim është kryer javën e kaluar, por destinacioni i saktë i avionëve dhe anijeve mbetet ende i panjohur.

Kjo qasje tregon se SHBA po parashikon skenarë të rinj për përshkallëzim dhe po merr masa për të shmangur humbje strategjike. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe rifillim të diplomacisë, për të shmangur një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...