9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin nga qelia të Dritan Nanos, personi që porositi dhunën ndaj tij

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht më 29 maj të këtij viti, ka bërë një kërkesë për lirimin nga qelia të Dritan Nano, personit të dyshuar se ka porositur aktin e dhunës ndaj tij. Kjo kërkesë është paraqitur përmes një deklarate noteriale në Gjykatën e Tiranës, ku Mëngjesi argumenton se nuk ka asnjë konflikt, as personal dhe as penal, me këtë shtetas.

Mëngjesi e depozitoi këtë kërkesë në seancën e mbajtur të mërkurën, duke kërkuar gjithashtu ndryshimin e masës së sigurisë së vendosur ndaj Nanos. Megjithatë, trupa gjykuese nuk e mori parasysh kërkesën e tij dhe la në fuqi masën e sigurisë për Nanon.

Ngjarja e dhunës ndaj Sokol Mëngjesit ndodhi mëngjesin e 29 majit, sapo ai kishte lënë fëmijën e tij në kopësht, në zonën e ish-Bllokut. Në këtë ngjarje ishin të përfshirë tre persona: Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në aktin e dhunës, por ndihmoi njërin nga autorët të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacionit të fundit, Sokol Mëngjesi është rikuperuar pas ngjarjes dhe ka nisur aktivitetin e tij të punës. Ai pritet që shumë shpejt të marrë pjesë në seancat gjyqësore për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...