25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Vuçiç në Nju Jork: Nuk ka drejtësi për serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në një fjalim në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet e Kosovës, derisa të ndryshojnë rrethanat globale dhe Serbia të ketë mundësi të paraqesë kërkesat e saj në përputhje me Ligjin ndërkombëtar publik. Ai e përshkroi situatën duke thënë: “Sikurse në botën moderne ende nuk ka kurë efektive për kancerin, e njëjta është për problemet tona sa i përket ‘Kosovës dhe Metohisë’. Për të mbajtur gjërat nën kontroll dhe që të jetë e mundur të jetohet – ky është obligimi ynë derisa rrethanat në botë të ndryshojnë, kur ne të jemi në gjendje të paraqesim kërkesa sipas normave të Ligjit ndërkombëtar publik.

Në fjalimin e tij, Vuçiç kritikoi shtetet perëndimore për shkeljen e normave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe rezolutës 1244, duke thënë se aktualisht “nuk ka drejtësi për serbët në Kosovë.” Ai vuri në dukje kontradiktat në qëndrim të liderëve perëndimorë, duke pyetur: “Kur liderët këtu flasin me pasion për nevojën që Ukraina të jetë e lirë, për respektimin e OKB-së dhe Kartës së saj, rezolutave, unë mendohem se pse ata nuk e respektojnë Kartën e OKB-së dhe rezolutën 1244 kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë.”

Gjithashtu, Vuçiç theksoi mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por e kritikoi NATO-n për bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë, të cilat ai tha se shkelën Kartën e OKB-së. Fushata bombarduese e NATO-s, e cila zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së (UNMIK) për të administruar Kosovën, e cila ishte shkatërruar nga lufta, deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...