26.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Balla denoncon rastin në rrjetet sociale ku nje person i ofron hashash një të mituri

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka denoncuar në rrjetet sociale rastin e një personi që përmes një video-je në Tik-Tok i ofron hashash një të mituri.

Menjëherë sapo është njohur me rastin, Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit identifkimin e këtij personi dhe Komisariati i Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Balla e ka cilësuar videon si skandaloze dhe personin e arrestuar si të papërgjegjshëm.

I arrestuari është një 31-vjeçar, banues në Patok, Kurbin. Ai akuzohet për veprën penale “Nxitje për përdorimin e drogës”.

Postimi:
Mirëmbrëma,
jam njohur sot pasdite me një video skandaloze ku një person i papërgjegjshëm duket se i ofron një cigare (të dyshuar hashash) një të mituri. Menjëherë i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithsëm të Policisë së Shtetit identifikimin e këtij personi dhe më pas Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij të menjëhershëm dhe shoqërimin në Komisariatin e Kurbinit, i akuzuar për nxitje të përdorimit të lëndëve narkotike në rrethana rënduese.
#paketaesigurisënëshkolla😍🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...