23.5 C
Tiranë
Friday, May 17, 2024
spot_img

Balla i përgjigjet Salianjit për sigurinë: “Shqipëria ka uljen më të lartë të nivelit të kriminalitetit”

Në një interpelancë në Kuvend, deputeti Ervin Salianji kërkoi përgjigje nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në lidhje me luftën kundër krimit në vend. Ministri Balla tha se Shqipëria ka përjetuar një përmirësim të ndjeshëm në goditjen e grupeve kriminale dhe sigurisë publike në 300 ditët e fundit.

Ai theksoi se një nga lajmet më të mira është certifikimi i Shqipërisë si destinacion i sigurt turistik, duke shënuar një kthesë pozitive në imazhin e vendit. Ministri vuri në dukje se turistët ndihen të sigurt dhe që Shqipëria është një nga vendet më të sigurta për ta vizituar në Ballkan.

Ministri raportoi se në 2023 nuk u raportua asnjë ngjarje kriminale fatale ndaj vizitorëve të huaj, duke shprehur qëllimin për të ruajtur këtë trend pozitiv. Ai gjithashtu theksoi përpjekjet për të forcuar parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe goditjen e grupeve kriminale, si dhe arrestimin e personave të kërkuar në Itali dhe Spanjë për vepra penale të kryera në Shqipëri.

Ministri Balla prezantoi një bilanc të impresionueshëm të veprimeve të policisë së shtetit, duke përfshirë 1054 operacione policore, 6693 arrestime, sekuestrimin e armëve dhe lëndëve plasëse, si dhe parandalimin e 156 ngjarjeve kriminale.

Le të shërbejë kjo interpelancë edhe si llogaridhënie e imja ndërsa kam nderin të jem ministër i Brendshëm prej 300 ditësh. Certifikimi i Shqipërisë si destinacion i sigurt turistik është lajmi më i mirë së fundmi. Është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare. Kur i pyet turistët çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria, fjala e parë është “siguria”. Janë turistë që vijnë nga vende ku siguria nuk është problem, por janë turistë të cilët ndihen shumë të sigurt në Shqipëri. Del në Tiranë natën dhe nuk ke asnjë ndjesi që dikush do të vjedhë orën ose do të të marrë çantën nga shpina, siç ndodh sot në disa kryeyqtete europiane. Kjo është Shqipëria në syrin objektiv të paanshëm, se unë jam i sigurt se unë e ti e shohim Shqipërinë me sy të ndryshëm. E kemi mbyllur 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale ndaj vizitorëve të huaj dhe do bëjmë gjithçka të ruajmë këtë trend pozitiv.

Në këto 300 ditë kam pasur mundësinë të takohem me pjesën më të madhe të Policisë së Shtetit dhe t’i dëgjoj me vëmendje. Besoj që bini dhe ju dakord që në territorin e kësaj Republike nuk mund të ketë më “të fortë” mbi ligjin. Nuk ka qenë e largët dita kur pasi shoqëroheshin në komisariat, dilnin nga dera e banjos. Goditja ndaj grupeve kriminale vijojnë të intensifikohet. Sapo janë arrestuar në Itali e Spanjë dy personazhe të tjera që do të ekstradohen në Shqipëri. U kam kërkuar drejtorive vendore sa më shumë punë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Raporti i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ndaj me ju krenarinë si çdo shqiptar tjetër që në raportin e vitit 2023, Shqipëria ka uljen më të lartë të nivelit të kriminalitetit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. 0.46 pikë përmirësim! Nuk jemi më në dhjetëshen e zezë të Evropës! Muaji prill 2024, për fat të mirë nuk kishim asnjë jetë të humbur nga ngjarje kriminale me armë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT