30.7 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Balla: Nuk do ketë mundësi që në Shqipëri të ketë kryetarë partie me damkën e ish spiunit të sigurimit të shtetit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me projektligjet që do të propozohen në kuvend mes tyre edhe për atë nga ana e grupit parlamentar të PD-së për dekomunistizimin.

Ai tha se ishte në dakordësi të plotë për projektligjin e lustracionit. Ndërsa foli edhe për projektligjet e dekriminalizimit dhe të partive politike, duke thënë se nuk mund të lejohej që në Shqipëri të kishte kryetarë partish të cilët kishin qenë ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

“Është një punë e rëndësishme që është bërë deri më tani. Natyrshëm që ne kemi marrë kohën për t’i konsultuar. Do t’i depozitojmë, shpresojmë që nesër të kemi një takim prfundimtar me grupin e punës që kemi ngritur. Një gjë është e sigurtë, që dotë depozitohen.

Sa i takon dekriminalizimit, do shihet nëse kërkohet ndërhyrja në kushtetutë dhe e dyta në ligjin e partive politike, sikurse e kemi thënë që në Shqipëri nuk mund të jesh kryetar i një partie politike, me damkën e ish bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit”-tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...