20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Balliu i kërkon SPAK hetim për aferën e AKSHI-t: “Të verifikohen fondet publike dhe lëvizjet financiare jashtë vendit”

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë një hetim të thelluar për çështjen e AKSHI-t, duke kërkuar verifikimin e mënyrës se si janë përdorur fondet publike dhe nëse përfitime financiare janë transferuar jashtë Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Balliu u ndal te aktiviteti i Ermal Beqirit dhe kompanisë “Al Soft”, për të cilën pretendon se ekzistojnë elementë që duhet të hetohen nga autoritetet.

Sipas deputetit demokrat, çështja lidhet me dyshime për keqpërdorim të fondeve publike, favorizim të subjekteve pranë pushtetit dhe transferim të përfitimeve jashtë vendit.

Balliu deklaroi se kompania “Al Soft” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2010 dhe në të njëjtin vit ka hyrë në procedurë likuidimi. Sipas tij, më pas janë regjistruar kompani me të njëjtin emër në Francë, Belgjikë dhe Qipro.

“Rezulton se në qytetin Nîmes të Francës është regjistruar një kompani me të njëjtin emër, AL Soft, ku prezantohet edhe aktiviteti i Al Soft në Shqipëri si histori suksesi. Subjekte me të njëjtin emër rezultojnë të regjistruara edhe në Belgjikë dhe Qipro”, deklaroi Balliu.

Deputeti i PD-së kërkoi që hetimi i SPAK të mos kufizohet vetëm te kontratat e lidhura me AKSHI-n, por të shtrihet edhe te burimi i fondeve që kanë krijuar aktivitetet e këtyre kompanive jashtë Shqipërisë.

Sipas tij, duhet të verifikohen lëvizjet financiare, pronësia e subjekteve dhe, nëse konstatohen elementë të dyshimtë, të kërkohet bashkëpunim me autoritetet përkatëse në Francë, Belgjikë dhe Qipro.

Balliu u shpreh se qytetarët presin zbardhjen e plotë të çështjes dhe vendosjen e përgjegjësive për çdo rast të mundshëm abuzimi me fondet publike.

“Heshtje për vjedhje të përmasave të mëdha nuk mund të ketë. Kush ka abuzuar me fondet publike duhet të përgjigjet para ligjit”, përfundoi deputeti demokrat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 22 Shtator 2026

0
♈ Dashi Një ditë e mirë për të marrë iniciativa dhe për të mos e shtyrë më një çështje që e ke menduar prej kohësh....

Parashikimi I motit, e Martë, 22 Shtator 2026

0
Shqipëria do të përfshihet këtë të martë, 22 shtator 2026, nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak tregon alternime të...

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...