26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Banka Botërore ndalon financimin për projektet në Afganistan pasi talebanët morën kontrollin e vendit

Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan.

“Ne kemi ndalur disbursimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC.

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit. Së bashku me partnerët tanë ne jemi duke eksploruar mënyra se si mund të mbetemi të angazhuar për të ruajtur fitimet e zhvillimit të fituara me vështirësi dhe të vazhdojmë të mbështesim njerëzit e Afganistanit”, tha më tej zëdhënësi i BB.

Ky vendim vjen fill pas talebanët morën kontrollin e vendit dhe duket se Banka Botërore nuk do t’i besojë asnjë projekt talebanëve.

Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA ngriu asestet bankës qëndrore të Afganistanit.

Veprimi i fundit i Bankës Botërore duket se ësthë një goditje e madhe financiare për qeverinë e re të vendit që pritet ta drejtojnë talebanët, por duke përfshirë edhe figura të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...