26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Bardhi akuzon kryetaren e Kuvendit: “Në vend të Ukrainës, po drekonit në Greqi”

Në një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, deputeti Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit për mashtrim dhe mungesë respekti ndaj institucioneve shtetërore. Sipas Bardhit, seanca plenare e së enjtes duhej të ishte zhvilluar sipas kalendarit të miratuar nga vetë Kuvendi, por u anulua me arsyetimin se kryetarja kishte një “angazhim të rëndësishëm në Ukrainë”.

“Juve na thatë se kishit një angazhim shumë të rëndësishëm në Ukrainë. E vërteta është se nuk ishit në Ukrainë por ishit duke ngrënë drekë në Greqi, madje këtë na e bënit me dije të gjithë deputetëve”, tha Bardhi.

Ai e cilësoi këtë veprim si shkelje të rregullores dhe një formë arrogante të trajtimit të Kuvendit si “shtëpi personale”.

“Është një arrogancë që kalon kufijtë e sjelljes suaj të përditshme dhe normale”, theksoi Bardhi, duke kërkuar llogari dhe transparencë për mungesën e papritur në një seancë të planifikuar.

Deklarata pritet të ndezë përplasjet politike në ditët në vijim, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga kryetarja e Kuvendit për akuzat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...