26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Zjarr i fuqishëm në “Zgara Dragon” te Komuna e Parisit – Dyshohet se ka nisur nga kuzhina

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme ambientet e brendshme të biznesit “Zgara Dragon”, i ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik te stafi dhe klientët e pranishëm, të cilët fatmirësisht arritën të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga kuzhina dhe më pas ka përfshirë gjithë hapësirën e lokalit. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe hetimin e shkaqeve.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme. Autoritetet janë duke kryer verifikimet për të zbuluar nëse janë respektuar standardet e sigurisë teknike dhe kundër zjarrit në ambientet e lokalit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...