26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bardhi: “Berisha harton vetë listat, filmimet treguan të vërtetën, nuk kanë votuar as 10%”

Përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, u ndal te publikimi i pamjeve që demostrojnë manipulimin e referendumit të Berishës në Degën e PD-së në lagjen e kryedemokratit Basha.

AI deklaroi sot në degën e kësaj partie në njësinë nr.8 në Tiranë, ku rezulton i regjistruar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë manipulime me firmat e mbledhura për referendumin.

Bardhi u shpreh se në këtë degë numri i përgjithshëm i anëtarëve është 1200, teksa nga 12-orë filmime nga kamerat në vendin ku u zhvillua referendum, u pa të futeshin në qendrën e votimit 117 persona, më pak se 10%, dhe jo 760 siç u deklarua nga rezultatet e Komisionit të Rithemelimit.

“Sali Berisha po përpiqet t’i imponohet me dhunë dhe me një retorikë përçarëse vullnetit të shumicës dërmuese të demokratëve. Çdo demokratë ka parë si firmat e delegatëve u mbyllën në kasafortë, u tha se firmat do të hapeshin më 11 dhjetor dhe atë ditë në fakt në vend të transparencës u mbyllën dyert jo vetëm për këdo që donte të bënte verifikimin, por u lanë jashtë dhe përfaqësuesit e medias.

Mirëpo duke qenë se faktet kanë dalë fal mediave, të cilat desha dhe t’i falenderoj, tek dega që Sali Berisha përdori si triumfin e tij, lagjen e Lulzim Bashës, sot çdo shqiptar dhe demokrat ka parë se si nga 117 anëtarë nga rreth 119 individë që kanë hyrë brenda ambienteve, rezultati doli se kishin marrë më shumë se 760 anëtarë të Partisë Demokratike. Të gjithë mund të shikojnë nga pamjet e 12 orë xhirime se nga 1200 anëtarë që ka dega kanë marrë pjesë 117 anëtarë, më pak se 10%. Faktet tona të tilla ne i kemi për çdo degë të Partisë Demokratike, por kemi vendosur të heshtim për shkak të interesave të Partisë Demokratike. 

Me një 5-fshim apo 6-fishim, ku Berisha harton vetë listat, vetë i jep fletët e votimit, dhe i numëron, kur ky proces është manipuluar në mes të Tiranës, imagjino se çfarë është bërë në degë të tjera të Shqipërisë. Faktet e zbuluara vetëm në një nga degët e partisë e bëjnë të qartë faktin se shumica dërrmuese të demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen. Berisha u demaskua. Në 31 vite politikë ai ka provuar se nuk vendos asgjë mbi interesin personal. Kjo tregon braktisjen dhe dëshpërimin që shtyn Berishën drejt thirrjes për dhunë dhe përplasjes mes demokratëve, duke i dhënë frymë pushtetit të Ramës.”, tha Bardhi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...