12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Basha kundërpërgjigjet akuzave:”Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim”

Ditën e sotme, Partia Demokratike pritet të publikojë emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm në Kuvendin e mbajtur ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

Kjo ishte shifra zyrtare e të pranishmëve sipas kryetarit të Komisionit, Jemin Gjana, ndërkohë shumë akuza kanë shpërthyer ndaj kryetarit të PD-së mbi numrin e delegatëve.

Janë ngritur shumë pikëpyetje si mund të jenë futur 5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve ku nuk ka vend për më shumë se 2000 persona, apo ka pasur dhe akuza të tjera që kryedemokrati ka thirrur në Kuvend dhe familjarë të delegatëve apo persona të tjerë që nuk janë delegatë.

Mirëpo, sicc paralajmëroi ai një ditë më parë, sot pritet që Lulzim të bëjë publike emrat e 5 mijë e 4 delegatëve që ishin dje pjesë e Kuvendit Kombëtar.

“ Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm,”, pohoi mbrëmë kreu i PD-së, Basha.

Basha mblodhi dje Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj, pas datës 9 shtator të këtij viti  kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

Berisha menjëherë pas këtij vendimi, filloi iniciativën Foltorja për mbledhjen e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kuvendi i Berishës u mblodh në datë 11 dhjetor dhe aty u votua me rreth 5000 vota delegatësh për shkarkimin e Bashës, si edhe u mor vendimi për referendum në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Bashës. Ditën e djeshme, paralelisht me Kuvendin e Bashës u mbajt dhe referendumi, i cili vendosi me mbi 40 mijë vota për shkarkimin e Bashës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...