24.4 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Basha takim me demokratët në Dibër: “Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë, detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla”

Kreu i PD Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me demokratët në Dibër falënderoi mbështetësit e tij për këmbënguljen dhe durimin që kanë treguar në përballje me sfidat.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se nuk ka asgjë që do të rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se do të ngrihen më të fortë.

‘Falënderimi i parë i takon demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin në shtëpinë e tyre, të Lezhës dhe Mirditës që na bashkohen. Kjo sallë është mbushur plot e përplot dhe prapë është e vogël për guximin dhe kurajën e demokratëve të Kurbinit, Lezhës. Ndodhemi në një situatë ku askush nuk e dëshironte. Detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i diferencon diçka , aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë.

Aftësia për të folur të vërtetën siç është dhe aftësi për të marrë vendimi i japin demokratëve vlerat më të mëdha. Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim, ndaj jemi bashkë dhe kemi vazhduar në ditët e errëta ku prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë.’, tha Basha.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...