24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Basha zbulon strategjinë e tij: “Do telefonoj një për një 480 mijë qytetarë për t’u futur në Kuvend”

Lulzim Basha, i cili po përpiqet të mbijetojë politikisht pas zgjedhjeve të 11 majit, ka shpallur një strategji të re për të siguruar mbështetje për Koalicionin Euro-Atlantik. Në një deklaratë për mediat, Basha zbuloi se ka në dispozicion një databazë me 480 mijë numra telefoni të mbështetësve potencialë, të cilëve do t’u telefonojë personalisht për të kërkuar votën.

Sipas Bashës, kjo formë kontakti nuk është sondazh, por “një komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët”, që sipas tij reflekton një përkrahje reale në terren. Në Qarkun e Tiranës, ai tha se nga 30 mijë numra të kontaktuar, 30% janë shprehur pro Koalicionit Euroatlantik, 48% kundër dhe 22% janë të pavendosur.

Ai shtoi gjithashtu se një nga treguesit e mbështetjes që ndjen në publik është përshëndetja që merr në rrugë me batutën “O Ramë, ku i ke shokët?”, një frazë që sipas tij ka marrë jetë si refren popullor ndaj korrupsionit të qeverisë Rama.

I pyetur nëse videot ironike ndaj kryeministrit janë mënyra e tij për të hyrë në lojën politike, Basha u përgjigj se nuk i druhet përballjes dhe se, pavarësisht humbjeve të kaluara, ai vazhdon të luftojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...