36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Bashkëpunim i suksesshëm ndermjet Policisë së Shtetit dhe Agjencisë Kombëtare kundër krimit të Anglise

Në një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), Graeme Biggar, janë pajtuar për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë takim, disa pika kyçe janë evidentuar:

Ngritja e një task force kundër krimit të organizuar: Krijimi i një ekipi të specializuar për luftën kundër krimit të organizuar.

Ngritja dhe konsolidimi i skuadrave të përbashkëta hetimore: Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet skuadrave hetimore në zbatimin e ligjit.

Shkëmbimi i vendimeve penale për sekuestrimin e pasurive: Bashkëpunimi për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm ndaj pasurive të fituara nga veprimtaria kriminale.

Shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve: Përdorimi efikas i shkëmbimit të informacioneve për goditjen e grupeve kriminale.

Drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi punën e kryer nga forcat e tij gjatë vitit 2023, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e fluksit të lartë të turistëve pa ngjarje kriminale.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit të Britanisë së Madhe shprehu admiratën për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe vlerësoi modelin e tyre si një shembull për agjencitë tjera të zbatimit të ligjit. Ai nënvizoi se besimi i ndërtuar ka sjellë rezultate të shkëlqyera, veçanërisht nga Task Forca kundër Emigrimit të Paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...