25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Bashkëshortja e Mirit sqaron situatën me Selin në Big Brother VIP: “Është thjesht lojë, pa ndjenja reale”

Rabea, bashkëshortja e banorit të Big Brother VIP Albania, Mirit, ka folur për herë të parë publikisht për situatën e shumëdiskutuar mes partnerit të saj dhe Selin, duke iu përgjigjur edhe akuzave të babait të vajzës, i cili e kishte cilësuar Mirin si “pervers”.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Rabea theksoi se gjithçka brenda shtëpisë është lojë dhe se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi njërin person. “Ti si baba nuk mund t’i japësh gjithë fajin Mirit për atë situatë atje brenda. Shiko njëçik edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por nuk do ta kuptojë,” tha ajo.

Për raportin mes Mirit dhe Selin, Rabea ishte e prerë: “E shof si marrëdhënie lojë. Thjesht miqësore, lindur nga një detyrim pas Prime të parë. Nuk ka absolutisht ndjenja mes tyre. Secili përfiton nga kjo situatë.”

Ajo sqaroi edhe momentin delikat me vajzën e Mirit, e cila përmendi emrin e Selin si të preferuarën e saj: “Vajza më tha më mbrapa se donte të thoshte Stelin por edhe Selin. Si vajzë e pafajshme, tha atë që kishte në zemër.”

Me humor, Rabea përfundoi intervistën duke treguar se, po të pyetej ajo në një situatë të ngjashme, përgjigjja e saj do të ishte: “Përveç teje më pëlqen Boli (arushi).”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...