28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile/ Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Holanda

Duke marrë shkas nga zjarret masive që kanë ‘pushtuar’ shumë vende europiane, Bashkimi Europian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

Komisioni Evropian bën me dije se do të ketë mbështetje me vendet e prekura.

BE do të ofrojë ndihmë për Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Greqinë. Bëhet e ditur se BE do të ndihmojë vendin tonë me dy helikopterë.

Solidaritet evropian me Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që po luftojnë aktualisht me zjarret shkatërruese. Qipro, Çekia, Franca, Sllovenia dhe Holanda po vendosin në gatishmëri aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile”, thuhet në reagimin në “Twitter”.

Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Holanda”, thuhet në njoftim.

Dy aeroplanë zjarrfikës ‘Canadair’ nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot.

Dy avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Ndërkaq, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...